Art & Kulturë

Sot nata e madhe e ndarjes së çmimeve Oscar

Nis numërimi mbrapsht për Oscar-ët 2017. Nga mesnata deri në mëngjes, të gjithë presin eventin më të rëndësishëm kinematografik të vitit. Në Teatrin “Dolby” të Los Angeles-it po rriten temperaturat në pritje të statujave të famshme për filmat më të mirë të 2016-ës. Me 14 kandidatura, “La La Land” është superfavoriti. Sa i përket aktorëve më të vlerësuar, sinjalizohet një rikthim madhështor i atyre afroamerikanë. Denzel Washington, Mahershala Ali, Ruth Negga, Viola Davis, Naomie Harris  e Octavia Spencer, të gjithë të nominuar. Por në garë për statujën Oscar është dhe zonja e madhe, Meryl Streep, me kandidaturën e 20-të në karrierë për intepretimin në filmin “Florence”. Në Shqipëri, ky event madhor i kinematografisë botërore vjen prej mesnatës nën moderimin e Ledion Liços e të ftuarve të tij.