Celebrities Gossip Showbiz

Sot në finale, por si do ishte ndjerë Krist Aliaj nëse nuk do e kishte rikthyer bileta e kthimit në “BBV2”?

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Krist Aliaj, ku mes të tjerash na tregoi nëse do ti vinte keq nëse bileta e tij, kur u eleminua herën e parë nuk do të ishte biletë kthimi dhe taninuk do të ishte në finale.

Kur u eleminova dhe u riktheva ishte dhe një si ndjenjë e mirë se dole nga izolimi dhe ike nga negativiteti, por nuk e di si do ndjehesha, mund ta perjetoja mirë por edhe keq edhe po të isha eleminuar nuk do e quaja humbje…