Sport

Sot nis “Euro2020”, spektakël, rivalitet dhe emocione për një muaj rresht

Sot më 11 qershor 2021 fillon zyrtarisht Kampionati Evropian i quajtur “Euro 2020” për shkak të vitit kur duhej të zhvillohej. Evenimenti u shty nga pandemia e koronavirusit për t’u finalizuar këtë muaj.

Pritjes i erdhi fundi dhe kombëtaret, por edhe tifozët e futbollit sot do ta shijojnë nisjen zyrtare të Euro 2020.

24 kombëtare do të konkurrojnë mes njëra tjetrës në gjashtë grupe për trofeun shumë të çmuar të Kampionatin Evropian.

Sot do të hidhet për herë të parë topi, në ndeshjen hapëse të Euro 2020 mes Turqisë dhe Italisë.

Nis sot në orën 19:00 EURO 2020, ceremonia do të vijë përmes spektaklit dhe rivalitetit të garantuar mes ekipeve futbollistike. Shqiptari Ermal Meta do të përformojë me hitin “Uno” në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi.

 

Në kampionatin europian të futbolli do të përballen 24 skuadra finaliste, në një turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë Wembli.

Turqia dhe Italia janë pjesë e grupit A, ndërsa takimi pritet të fillojë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Stadio Olimpico.

Tjetër ndeshje nuk ka në orar për ditën e sotme dhe e gjitha vëmendja do të jetë mes dy kombëtareve të njohura të futbollit.

Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Sot në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID, janë vaksinuar ose kanë një test negativ COVID.