Celebrities Film & Tv Gossip

Sot nis sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ dhe Olsa Muhameti ka disa fjalë për ndjekësit e saj!

Kohëve të fundit autorja Olsa Muhameti na kishte treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, i cili do të titullohej “Kepi i Tundimeve” dhe do të  fillonte këtë muaj, ku do të përmbante vetëm 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.

Programi filloi dhe episodet e para u transmetuan, duke i lënë të gjithë gojëhapur nga ky format. ‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

Nga ana tjetër Olsa, ka paralajmëruar dhe fillimin e ‘Për’Puthen’, teksa është konfirmuar tanimë se prezantuesja e këtij sezoni të ri do të jetë Ori Nebijaj. E vetëm pak më parë, autorja e programit ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e saj ku teksa i ka kërkuar ta pyesin për kuriozitetet që kanë, krahas ka shprehur dhe emocionet e mëdha para fillimit të këtij sezoni që ende pa nisur ka pasur mjaft ndryshime.

Më duket sikur ‘Për’Puthen’ ka nisur nga fillimi, e të them të drejtën kisha kohë që nuk ndieja kaq emocione. Konkurrentët i zbuloni sot në orën 18:15 në Top Channel, ‘Për’Puthen’ sezoni i katërt me Ori Nebijaj dhe shumë të tjerë. Bashkë flasim sot pas programit, pres të më thoni mendimet e para. 

Është përfolur se disa nga konkurrentët e ‘Kepit të Tundimeve’ mund të jenë pjesë e sezonit të ri të programit të dashurisë. Duket se dhe autorja po e mendon këtë gjë pasi ka pyet ndjekësit e saj me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e saj në Instagram nëse duan t’i shohin sërish në ekran.