Celebrities Gossip Showbiz

Sot një supermodele, por a ka qenë vërtet kjo ëndrra e Emily Ratajkowski?

Së fundmi, modelja e njohur Emily Ratajkowski ka pranuar se “i pëlqente ideja dhe vlefshmëria” e kryerjes së punës si modele, por ka shtuar se kjo e ka lënë atë “shumë konfuze” për marrëdhënien me trupin e saj.

E pyetur nëse e do punën e saj, 30-vjeçarja ka thënë se nuk mendon që e ka dashur ndonjëherë.

Absolutisht jo. Nuk mendoj se e kam dashur ndonjëherë. Më pëlqeu ideja dhe vërtetimi, por sigurisht që vetë puna më bëri të ndihesha shumë konfuze për marrëdhënien time me trupin tim dhe me atë që ishte e rëndësishme.

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane ka treguar së fundmi gjithashtu se i është sugjeruar “që të bëhet e shëmtuar” nëse dëshiron të ketë sukses si aktore në “Hollywood”. Ajo u shpreh në një intervistë me ‘BBC’ se:

Njerëz në këtë industri më kanë thënë se duhet të shëmtohem. Duhet të tregosh se je më shumë se një objekt seksual. Më kanë thënë që nëse dua të më marrin seriozisht për ndonjë rol, duhet të shëmtohem.

Ratajkowski komentoi edhe incidentin gjatë xhirimit të videoklipit të një këngë të Robin Thicke, ku sipas saj këngëtari i ka prekur gjoksin pa miratimin e saj. Ajo tha se incidentin e panë edhe modelet e tjera që ishin të pranishme, por asnjëra nuk foli.

Ndërkaq, Ratajkowski, ka treguar edhe se si është ndjerë kur mësoi për gjininë e fëmijës së saj. Në një intervistë të re me prezantuesen Ellen DeGeneres, supermodelja kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.

Ajo u shpreh se:

Fillimisht doja një vajzë, por kur mora vesh se kisha një djalë, u lehtësova shumë. Unë dua më shumë fëmijë dhe mund të jetë diçka me të cilën mund të merrem më vonë. Mendoj që kur të rritej do të ishte e vetëdijshme për veprimet e saj para pubertetit.