Aktualitet

Sot nuk ka shira, mot relativisht i qëndrueshëm në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin. Kjo si pasojë e një situate pasfrontale të kalimit të një fronti të ftohtë.

Fillimisht kemi mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura në relievet malore. Duke filluar prej orëve të mesditës, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat pritet të jenë nën ndikimin e motit me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi e bëhet tepër intensive e problematike me shpejtësinë e tufanit nga 16 në 25 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/14
Diell pak re

Kukës
2/10
Diell re

Lezhë
5/14
Diell pak re

Dibër
0/11
Diell re

Durrës
7/16
Diell pak re

Tiranë
6/16
Diell pak re

Elbasan
6/16
Diell pak re

Berat
4/16
Diell pak re

Vlorë
7/16
Diell pak re

Korçë
2/12
Diell re

Gjirokastër
3/16
Diell pak re

Sarandë
6/16
Diell pak re