Sociale

Sot rinisin fluturimet drejt Britanisë, TIA njoftim të rëndësishëm për pasagjerët

Sot rifillon fluturimi i parë me Anglinë pas një periudhë të gjatë pezullimi si pasojë e situatës së rënduar në Mbretërinë e Bashkuar pas zbulimit të mutacionit të ri britanik që ishte shumë herë më ngjitës. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh.

Konkretisht, kërkohet që pasagjerët të jenë 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore. Gjithashtu një pikë e rëndësishme është tamponi PCR i 72 orëve të fundit por edhe blerja e paketës së karantinës.

Ndërkohë kush dëshiron të udhëtojë drejt Anglisë duhet të plotësojnë me kujdes edhe një formular online me të dhëna personale. Por për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim.

Njoftimi i plotë i TIA-s

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli:

📌 Sot rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Blerja a paketës së karantinës, e cila parashikon hotelin e karantines, transportin e karantinës dhe provën e udhëtimit se ju keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 që keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Blerja e paketës së karantinës kryhen sipas linkut:
https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.