Bota Lajmet e fundit Sport

Southamptoni pret Çelsin në shtëpi, lajm i keq për Armando Brojën

Skuadra e Southampton do të përballet sot me ekipin e Chelseat në kuadër të javës së 32’të në Premier League, por sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja nuk do të luaj në këtë sfidë pasi është i huazuar nga Chelsea.

Sulmuesi i Southampton, Armando Broja nuk mundet të luaj ndaj Chelseas pasi që rregullat në Premier League janë se një futbollist nuk mundet të luaj kundër skuadrës prej nga ai është i huazuar.

Për këtë arsye gjatë konferencës për media sot ka folur edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl i cili tha se edhe pse do të dëshironte të kishte Brojën në këtë duel, kjo rregull sipas tij është e mirë.

”Do të doja ta kisha Brojën ndaj Chelseat sepse ai është një kërcënim, por mendoj se ky është një rregull i mirë që nuk mund të luani kundër klubit tuaj mëmë. Nuk është kështu në vendet e tjera por ju mund të përfundoni me lojtarë që luajnë dhe shënojnë kundër klubeve të tyre,” tha 54-vjeçari.

Broja ka pesë ndeshje që nuk realizon gol për ‘The Saints’, duke kaluar në një formë jo aq edhe të mirë krahasuar me rezultatet e disa muajve më parë, por megjithatë mbetet një ndër sulmuesit më premtues për të ardhmen në futboll.