Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Sozia më e bukur që mund të kishte Eminem është pikërisht vajza e tij!

Së fundmi vajza e reperit të famshëm, Eminem, Hailie Jade Mathers ka postuar një video në rrjetin e saj social TikTok, “before-after” pra para dhe pas grimit dhe të gjithë fansave i ngelën sytë te ngjashmëria e madhe që ajo ka me babain e saj. Dikush shkroi:

Ata me të vërtetë duken ‘copy-paste’.

Një tjetër shkroi:

Kur vajza e Eminem duket si vajza e Eminem.

Ndërkaq, shiheni videon dhe gjykojeni vetë ngjashmërinë e saj me të atin!

https://www.tiktok.com/@hailie_jade_/video/7009064871228640517?referer_url=https%3A%2F%2Fz100.iheart.com%2F&referer_video_id=7009064871228640517&refer=embed&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1

25 vjeçarja është bërë një influencere e modës dhe grimit për 2.2 milion ndjekësit e saj në Instagram. Ajo poston shpesh veshjet e saj dhe u kërkon fansave të vlerësojnë pamjet që mund të stilohen në mënyra të ndryshme. Fansi i saj më i madh ka të ngjarë të jetë i dashuri prej shumë kohësh Evan McClintock, të cilin ajo rrallë e shfaq në rrjete sociale.

 

Hailie dhe McClintock, filluan të takoheshin në vitin 2016 dhe të dy ndoqën Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Ajo më parë tha për “Daily Mail” se babai i saj është mbështetës i marrëdhënies së saj me McClintock. Një burim për “Hollywood Life” para disa kohe tregoi se reperi i “Love The Way You Lie” është shumë protektiv nga Hailie.

Hailie është një vajzë super seksi dhe Eminem e ka paksa të vështirë. Ai dëshiron që ta mbrojë atë, kështu që nervozohet kur ajo vishet ekstravagante dhe me taka. Ai pëlqen që ajo të vishet spotive.