Lifestyle

“Space X” drejt hapësirës në bordin e një anije kozmike private

NASA realizon të parin mision për dërgimin në orbitë të një ekuipazhi, në bordin e një anijeje private. Në një udhëtim prej 27 orësh, kompania “SpaceX”, në pronësi të sipërmarrësit Elon Musk, dërgoi me sukses 4 astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula e re “Crew Dragon” e instaluar në raketën Falcon-9 u nis në 19:27 minuta sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës. Në muajin gusht, një fluturim provë i “Crew Dragon” shënoi për NASA-n të parin mision hapësinor në 9 vjet, me njerëz të nisur nga territori amerikan.

NASA e quan fluturimin e tanishëm si misioni i saj i parë “operacional” me një raketë dhe sistem për të cilët u deshën 10 vjet të ndërtoheshin.