Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim ish-gjyqtarët e Kushtetueses, Bashkim Dedja e Fatos Lulo!

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e ish-anëtarin Fatos Lulo.

Ata akuzohen për “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Dedja dhe Luli u shkarkuan nga vetting-u ndërsa në prill iu sekuestruan pasuritë.

Nga hetimi penal, SPAK-u zbuloi të dhëna se ish-gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme apo pasuri që i kanë fshehur.

Fatos Lulos iu sekuestrua një dyqan 172 m2 në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi pranoi kërkesën e Prokurorisë, vendosi sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.