Aktualitet

SPAK-u kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), sot iu drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të disa pasurive të shtetasit Redjan Rraja. Gjykatës së Posaçme, SPAK-u i kërkoi të konfiskojë pasuritë e sekuestruara vitin e kaluar të Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Njoftimi zyrtar:

Në datën 22.01.2021, SPAK regjistroi procedimin pasuror nr.2, në ngarkim të shtetasit Redjan Rraja, etj. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar iu drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë:

Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.

Një orë dore Roleks.

Shuma prej 2750 Euro.

SPAK bën të ditur se, këto pasuri janë sekuestruar me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.