Spartak Ngjela në TAR: Rama flet si gjimnazist, ndërsa Basha broçkulla…
Dilema Sociale • 17:57 19/02/2021
Sot në programin “Dilema Sociale” ishte i ftuar avokati, Spartak Ngjela për të diskutuar rreth politikës dhe zgjedhjeve që po afrojnë. Në realitetin tonë në politikë, janë djem dhe vajza që nuk i kanë kapur të 40-at me mandate deputeti, kjo është një ndër çështjet që ngjall më tepër diskutim. Ngjela mendon se votat i merr ai që ka para, pra sipas tij vota gjithmonë do të blihet.
Shqipëria është në një katastrofë të madhe sepse nuk ka zgjedhje të lira dhe këtë e dimë të gjithë. Unë kam shumë individë që më thonë: Pse të shkojmë të votojmë, kur vota jonë nuk numërohet?! Këta kanë tetë vjet që shohin të njëjtit njerëz dhe të njëjtën bisedë.
Gjatë intervistës me Eno Popin, Ngjela revoltohet, kur bëhet fjalë se cilin duhet të votojmë në këto zgjedhje, ai mendon se as Rama dhe as Basha nuk kanë nivelin e duhur për t’u zgjedhur, aq më tepër kur gjithçka është kthyer në korrupsion.
Të gjithë këta janë anti-intelektualë… Ja merre kryeminstrin e  fundit (fjala për Edi Ramën). Të flet ndonjëri nga ata?! Di se çfarë të thotë?! Identitete… ato që i thotë çdo gjimnazist… Ja edhe tjetri që kërkon të vijë në pushtet, çfarë thotë?! Broçkulla… asgjë… asnjë doktrinë, asgjë për zhvillim, nuk artikulon dot në nivel intelektual…
Ndërkohë e mbyll diskutimin duke thënë se këta nuk vlejnë…
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021