Celebrities Showbiz

Spartak Ngjela rrëfen se cilat kategori vajzash janë më të emancipuara se të tjerat

Nëse ende nuk e keni parë intervistën e Spartak Ngjelës në #Ndryshe atëherë bëni mirë të hidhni një sy nga kanali ynë i YouTube-it pasi do të argëtoheni pa masë.

Politikani dhe avokati i mirënjohur ishte i ftuari i rradhës në emisionin plot humor të folësve ‘të hidhur’ të Top Albania Radios dhe le të themi se ju përgjigj disa pyetjeve mjaft pikante dhe të drejtpërdrejta.

Teksa një pjesë e pyetjeve ishin politike ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin opinionet apo perceptimet e Ngjelës rreth të bukurës dhe pse meshkujt shqiptar nuk i afrohen femrave jo fort të bukura.

“Kjo jetë është fenomen estetik, kjo do të thotë që priremi nga e bukura. Ti në një lokal të shëmtuar do të uleshe për të pirë kafe?” -ju drejtua ai Palomës duke vazhduar; “Aktualisht kam vënë re që më të qytetëruara apo me të emancipuara janë vajzat rreth moshës 22-32-vjeçare.” -përfundoi ai.