Rajoni

Specialja vendos për Salih Mustafën

I arrestuari i parë i Speciales, Salih Mustafa ka vazhduar paraburgimin në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj. Këtë ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Për rastin e Mustafës, thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai u arrestua më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte. Më 28 tetor, Mustafa doli për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.