Art & Kulturë

Spektakël në qiell, Hëna afrohet sonte pranë Tokës; do të duket më e madhe

Një superhënë do të ndriçojë qiellin mbrëmjen e sotme. Hëna do të jetë në formën e saj më të plotë në orën 2:48 minuta thotë NASA. Kjo do të jetë superhëna e parë e këtij muaji, ç’ka do të thotë që Hëna është shumë pranë Tokës ndaj edhe duket më e madhe dhe më e shndritshme në qiell.

Ndërkohë që ky vit do të jetë i mbushur edhe me shumë fenomene të tjera qiellore si shiu i meteorëve Lyrids, që do të shihet në prill apo “Perseid”, shiu i meteorëve më popullor i vitit që do të kulmojë mes 11 dhe 12 gushtit në hemisferën veriore.

Këtë vit do të ketë dy eklipse të diellit dhe dy eklipse të hënës. Një eklips i plotë i hënës do të ndodhë më 26 maj, eklipsi i parë i diellit ndërkohë do të regjistrohet më 10 qershor.

Në 19 nëntor do të ketë një eklips të pjesshëm të hënës dhe viti mbyllet me një eklips të plotë të diellit më 4 dhjetor.