Aktualitet

Superoperacion anti-drogë, 107 të arrestuar në Shqipëri, Spanjë e Gjermani!

107 shqiptarë, spanjollë, sllovakë e grekë u arrestuan në një superoperacion anti-drogë të zhvilluar në Shqipëri, Spanjë e Gjermani, me mbështetjen e Europolit. Rezultatet u bënë të ditura sot në një konferencë shtypi në Spanjë ku gjithashtu ishte i pranishëm kryepolici Ardi Veliu.

Pas gati një viti të gjatë pune hetimore, tashmë u bë i mundur finalizimi i këtij operacioni të madh ndërkombëtar. Që në momentet e para, policia shqiptare ndihmoi me shkëmbimin e informacionit për shtetasit shqiptarë të përfshirë. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do të vazhdojmë në vendin tonë për të identifikuar të gjitha pronat e krijuara si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale. Me goditjen e pjesës ekonomike i japim goditje të fortë këtij grupi kriminal, duke e paralizuar atë.

Dyshohet se grupi kriminal menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku kultivonte e përpunonte marihuanë, para se ta trafikonte në të tjera vende të Europës.

Në kuadër të operacionit të koduar “DOBRA” u kryen kontrolle në 51 ambiente në kryeqytetin spanjoll Madrid ku u zbuluan 23 plantacione/shtëpi bari. Po ashtu mësohet se u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tre automjete luksoze, një bllokues valësh e rreth 70 mijë euro.