Bota Celebrities

Gazetarja e CNN, Christiane Amanpou pranon publikisht se vuan nga kanceri!

Gazetarja e medias ‘CNN’, shkrimtarja dhe aktivistja, njëkohësisht fituese e shumë çmimeve, Christiane Amanpou ka pranuar publikisht se vuan nga kanceri. Në një edicion, para prezantimit të lajmeve, ajo ka treguar se ka munguar gjatë katër javëve të fundit në ekran, pasi ka kryer një ndërhyrje nga sëmundja e kancerit.

Gjatë këtyre katër javëve, si miliona gra në të gjithë botën, jam diagnostikuar me kancer. Kam bërë ndërhyrje për ta hequr dhe ja kam dalë me sukses. Prej shtatë muajsh kurohem në kimioterapi për të patur shërim të plotë. Dua të falenderoj doktorët. E them këtë për të qenë sa më transparente por dhe si një thirrje për të edukuar veten në lidhje me këtë sëmundje. Të kurohen rregullisht dhe të dëgjojnë gjithmonë trupin e tyre.