Lancio Music

Spotify kryesohet nga këto ‘top 5’ këngë në klasifikimin e kësaj jave!

Rrugëtimi 5-ditor i “Lancio” mbyllet këtë të premte me një tjetër episod dinamik, ku do të dëgjoni këngët të cilat qëndrojnë në krye të klasifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. E teksa misioni i “Lancio” nuk është vetëm t’ju argëtojë me këngët tuaja të preferuara, por edhe t’ju njohë me klasifikimet kudo në botë të muzikës së mirë, ne do t’ju njohim me 5 këngët të cilat qëndrojnë në krye të Spotify për këtë javë.

Renditja e kësaj jave ka pësuar disa ndryshime. Por, për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme nga vendi i pestë deri te ajo këngë që mban kurorën për këtë javë në Spotify.

5.Metro Boomin, The Weeknd, 21 Savage – Creepin’ 

4.David Guetta, Bebe Rexha – I’m good (Blue)

3.Harry Styles – As It Was

2.Sam Smith, Kim Petras – Unholy

1.SZA – Kill Bill