Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Film & Tv

Startojnë xhirimet e revival të Sex and the City, foto nga seti!

23 vjet nga episodi i parë ngre siparin “And Just Like That…”, seriali revival me 10 seri i “Sex and the city” që rikthen Sarah Jessica Parker, Kristin Davis e Cynthia Nixon në rolet respektive si Carrie Bradshaw, Charlotte York e Miranda Hobbes.

Fotot e para nga sheshi i xhirimit hedhin dritë mbi pamjen e veshjet e tre ish-vajzave nga Upper East Side në Nju Jork.

Seriali kult i viteve 1998-2004, krahas dy filmave risjell mikeshat historike në Nju Jorkun që nuk është më i dikurshmi pasi pandemia koronavirus ka bërë të vetën.

Tre mikeshat mbeten në fokus dhe seriali trajton kalimin nga realiteti i ndërlikuar i jetës e miqësisë në të 30-at te realiteti akoma dhe më i ngatërruar i jetës e miqësisë në të 50-at.

Krahas protagonisteve rikthehen Chris Noth si Mr.Big, David Eigenberg, Evan Handler, Mario Cantone e Willie Garson në rolet e bashkëshortëve të Carrie, Mirandës e Charlotte, si dhe të miqve të tyre.

Por gjithashtu ka tre prurje të reja: Deri pak kohë më parë, e vetmja hyrje e re e njoftuar ishte Sara Ramirez që do të interpretojë personazhin Che Diez. Me nisjen e xhirimeve njoftohet zgjerimi i kastit të aktorëve me 6 emra të rinj, tre prej tyre aktore të prejardhjeve të ndryshme etnike e që do të shfaqen rregullisht.

Eshtë fjala për Nicole Ari Parker, Sarita Choudhury e Karen Pittman. E para, realizuese dokumentarësh e nënë e tre fëmijëve, e dyta, pra Sarita Choudhury, si agjente e fuqishme që punon në tregun e pasurive të paluajtshme në Manhatan dhe e treta, Karen Pittman interpreton Nya Wallace, profesoreshë e të drejtës në Kolumbia. Por nuk jepen detaje për lidhjen e tyre me Carrie, Mirandën e Charlotte.

Producenti ekzekutiv, Michael Patrick King:

Jemi entuziastë që kemi këto aktore të jashtëzakonshme, të cilat iu bashkuan familjes së Sex and the City. Secila prej tyre do të shtojë rrezatimin unik e zemrën e madhe për personazhet e rinj dhe historitë që do t’ju tregojmë.