Bota Botë e Çuditshme Design

Statuja e cila vjen si një homazh ndaj grave të mbushura shkakton polemika!

Statuja e një sirene që është vendosur nga autoritetet në një fshat peshkatarësh në rajonin juglindor italian pranë Puglias, ka shkaktuar polemika në komunitet duke u etiketuar tepër provokative. Zyrtarët thonë se statuja është krijuar nga një prej studentëve të shkollës së artit Luigi Rosso në Monopoli, para se të vendosej në sheshin e titulluar sipas shkencëtares Rita Levi-Montalcini.

Sipas mediave italiane, vepra që ende nuk është inauguruar, është bërë objekt talljesh e kritikash të ashpra online. Aktorja nga Bari, Tiziana Schiavarelli shkruante në Facebook se miqtë e saj në Monopoli kishin shprehur rezervat e tyre për këtë ‘monument’.

Duket si një sirenë me dy gjinj silikoni dhe të pasme të mëdha që nuk më shkonte mendja të shikoja ndonjëherë në një sirenë.

Adolfo Marciano, kreu i shkollës së artit Luigi Rosso mbronte statujën duke thënë se është një homazh ndaj shumicës së grave që sot janë me tipare të mbushura. Marciano tha se nuk donte të gjykonte frymëzimin e studentëve për krijimin por e pranonte si realitet.

“Kur sheh në TV modele që janë shumë të dobëta, kjo mund të jetë një homazh për gratë me trup të mbushur”, thotë Marciano. Statuja në fjalë edhe nga vetë banorët e zonës shihet si tejet provokuese, pasi aty pranë ndodhet edhe një kënd lojërash për fëmijë.