Politikë

Status ‘vend i asociuar në BE’, Meta: Ide individuale e disa zyrtarëve! Opozita gabime fatale; asnjë këshillë për të

Deklaratën e bërë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Miches, se vendeve të Ballkanit mund t’i jepet një status i ndërmjetës në rrugëtimin drejt BE-së si një vlerësim për ecurinë e tyre, Meta e ka konsideruar qëndrim individual të një zyrtari.

“Ide të tilla personale të zyrtarëve të ndryshëm të Bashkimit Evropian janë interesante por më të rëndësishme janë rekomandimet dhe deklaratat e institucioneve kaq të rëndësishme që edhe i zgjedhin këta zyrtarë të lartë” , tha Meta në një konferencë për mediat mbajtur sot në mesditë nga ambientet e presidencës.

Gjithashtu kreu i shtetit u shpreh se nuk ka asnjë kuriozitet për zgjidhen e presidentit të ri. I pyetur nwse ka ndonjw këshillw për opozitën Presidenti Ilir Meta theksoi se opozita ka bërë gabime fatale.

Presidenti Ilir Meta tha se Presidenca ka qenë një kështjellë e rrethuar nën udhëheqjen e tij, nga ndikimet politike të aktorëve të tjerë, por nuk premtoi se do të ishte e njëjta situatë edhe pas 24 korrikut, kur ai të lejë karrigen e kreut të shtetit.

“Nuk kam asnjë këshillë për opozitën, se kanë bërë gabime fatale, dogjën mandatet, këto nuk janë gabime, por krime që nuk bëhen një herë në 4 vite por një herë në 100 vjet, nuk kam asnjë interes për zgjedhjen e presidenti”, tha Meta.

“Unë i mbaj premtimet, presidenca ka qenë një kështjellë dhe deri më 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë e rrethuar, nga pjellat më të pabesa të këtij vendit. Nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse, sigurisht përderisa ata ishin të vendosur, të gjithë ata që ju e dini t’i jepnin të gjitha pushtete një qeverie gangstere, prandaj jemi këtu, që nuk i raporton media, un kam qenë i qartë që me 26 prill se çdo të ndodhte, pse nuk jam larguar në atë parlament?, normal se unë kam bërë një betim mbi Kushtetutën”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta në një komunikim për mediat ka përmendura disa prej pikave të rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, ku shprehen disa prej shqetësimeve në vend.

“Dua të vlerësoj votimin e rezolutës, për anëtarësimin në BE dhe kjo varet nga reformat e thella, shpreh shqetësim për klimën e polarizuar politike, shpreh keqardhje për ndryshime jo konsensuale, nga maxhoranca para zgjedhjeve të 25 prillit, bëj thirrje që të tregohet pjekuri politikë, shpreh keqardhje për mungesën e dënimeve përfundimtare në nivele të larta. Nënvizon nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrje përfshirë miratimin e një ligji për referendumet. Vërej nevojën për përmirësim të nevojës për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes, pavarësisht medias dhe pluralizmit. I bëj thirrje qeverisë të përmirësojë aksesin e punës së saj, shpreh shqetësim serioz për rrjedhje të të dhënave personale. u bën thirrje autoritete të rrisin parandalimin, për keqpërdorimin e të dhënave personale.”

“Fakti që përmendet regresi i Shqipërisë në 5 vite dhe indeksit të korrupsionit. Të gjithë aktorët, qeveria, opozita, të gjithë aktorët e shoqërisë civile të fokusohen seriozisht tek përmbajtja e kësaj rezolute, unë mbështes fuqimisht hapjen e negociatave, pavarësisht prapambetjes që kemi, populli shqiptar meriton të hidhet një hap përpara, por këto probleme janë pengesa të pakalueshme për çdo vend që do të anëtarësohet në BE”, tha Meta.