Sport

Stërvitje intensive, te Kombëtarja punojnë pa pushim për sfidën me Poloninë!

Kombëtarja e Shqipërisë është duke u stërvitur në mënyrë intensive për eliminatoret e EURO 2024.

Federata Shqiptare e Futbolli ka bërë publike në rrjetet sociale një video ku shfaqen djemtë “kuqezi” duke punuar pa pushim.

Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares.  Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.

Më 27 mars ekipi ynë kombëtar do të përballet me Poloninë në Varshavë, ndeshje që do të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në “SuperSport”.