Fashion Lifestyle

Stili i varëseve të shkurtra që po bën namin!

Në vitin 2020, binte në sy një artikull i vogël dhe i thjeshtë: një zinxhir argjendi, i mbajtur në qafë nga një aktor që luante një student letërsie. Padyshim, kishte pak për të bërë në pranverën e vitit 2020, por u bëmë të fiksuar pas Connell Waldron të ‘Normal People’s’ (të luajtur nga aktori Paul Mescal) dhe zinxhirit të tij. Pothuajse dy vjet nga ajo pranverë e parë, e çuditshme pandemike, llogaria në Instagram @connellschain ende krenohet me 157,000 ndjekës.

Ndoshta nuk është rastësi, që gjerdani me gjatësi mesatare-të shkurtër ka momentin e tij. Dizajnerët dhe konsumatorët po ndiejnë joshjen e këtij stili të thjeshtë, i cili po dëshmohet si i gjithanshëm dhe shumë i përshtatshëm për t’u përdorur si aksesor. Mendoni për Harry Styles me një gjerdan me perla në videklipin “Golden”; A$AP Rocky në një ‘choker’ në shfaqjen SS20 të LOEWE; ose Justin Bieber në Instagram verën e kaluar, i cili kishte vendosur një gjerdan me ngjyra ylberi.

Themelore për tërheqjen e gjerdanit të shkurtër është se mund të kombinohet me gjerdan të tjerë më të gjatë. Maxim de Turckheim, blerës në MR PORTER, i cili kontrollon emrat e të famshmëve të ndërgjegjshëm për stilin, aventurierë si Bieber ose Tyler The Creator tha se:

Gjatë viteve të fundit kemi parë se shumë njerëz janë larguar nga ajo madhësi e mesme e gjerdanëve drejt një madhësie më të shkurtër.

Me sa duket, gjithnjë e më shumë marka bashkëkohore po shkojnë drejt gjatësisë më të shkurtër. Të lançuara ekskluzivisht në MR PORTER janë pjesë që variojnë nga një gjerdan në ar dhe diamante të bardhë nga argjendari norvegjez KOLOURS JEWELRY deri te një gjerdan i trashë me rruaza nga stilistja franceze Lauren Rubinski. Gjerdanet delikate nga mjeshtri Shaun Leane të veshur me diamant janë gjithashtu të disponueshme në gjatësi, së bashku me zinxhirë ari.

Sigurisht, tendenca për gjerdan më të shkurtër për meshkuj nuk është krejtësisht e re. Zinxhirët e shkurtër në ar dhe argjend ishin një element kryesor i veshjeve për meshkuj në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Alex Turner u shfaq me një gjerdan të thjeshtë në ‘Mojo Honours List Awards’ në vitin 2008; Damon Albarn me një zinxhir në stilin e rruazave në vitet 1990. Themeluesi i markës, Magnus Thorud shprehet se:

Frymëzimi për gjerdanët e hollë dhe të shkurtër bazohet në bizhuteritë KOLOURS. Ne kemi punuar për të krijuar një gjerdan shumë të hollë, kështu që mund të vendoset me dy ose tre gjerdan së bashku, duke përzier gjatësitë dhe ngjyrat për të krijuar një stil shumë unik.

Thorud mendon se trendi mund të ketë filluar me burrat që blejnë gjithnjë e më shumë pjesë të dizajnuara fillimisht për gratë dhe se shumëllojshmëria në treg për bizhuteritë e grave do t’i ketë tërhequr burrat drejt stilit.

Më pëlqen ideja që pjesët mund të përdoren edhe nga e dashura, djali apo vajza, duke e bërë koleksionin një trashëgimi familjare. Personalisht, unë jam një adhurues i madh i gjerdanëve me diamant që janë të hollë me gurë më të vegjël dhe gjatësi më të shkurtra. Unë mendoj se mënyra e përsosur për të stiluar këtë është të kesh disa shtresa në gjatësitë që shkojnë në dekolte të bluzës. Në këtë mënyrë gjerdanët do të lëvizin natyrshëm brenda dhe jashtë dekoltesë.