Celebrities Gossip Showbiz

Stili i veçantë i Erës me robdishambër ka kushtuar jo pak por…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore. Shpesh bukuroshja ka treguar se së fundmi i është përkushtuar pasionit të saj dhe vetëm pak më parë ka publikuar një Instastory ku teksa duket në një avion privat ajo ka paralajmëruar surprizën e saj më të re.

Mirëpo, si gjithmonë edhe këtë herë Era është shfaqur e veshur plot stil me një robdishambër të ‘Versace’ dhe detaje që e bënin ‘look-un’ e saj shumë luksoz. E në fakt kështu ka qenë, pasi sipas faqes Shqip.closet për këtë ‘look’ të saj ka shpenzuar një total prej  1490 eurove.

Projekti më i ri muzikor i Erës është në gjuhën shqipe dhe do të mbajë titullin ‘Bebe’. Gjatë video-s mund të dëgjohet një sekuencë shumë e shkurtër e këngës së re që do të publikohet së shpejti.

Ndërkohë kujtojmë se, së fundmi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta. Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.