Celebrities Gossip Showbiz

Stilisti Niko Komani: “Në Shqipëri janë bërë të gjithë bloger!”

I ftuar në “Ta thotë Jonka” për të folur rreth modelimit virtual, pra të qenit një model/e në rrjete sociale ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Si një njohës i mirë i modës dhe ‘fashion’, Niko ka treguar se në Instagram nuk mund të jenë të gjithë model.

Ka ndryshim midis të qenit një model/e Instagram, ata duhet të kenë disa kritere, ndërsa këtu më shpesh po shohim “influencers”. Për ta mund të mos jesh perfekt, por mjafton të kesh shikueshmëri dhe vëmendje në Instagram, kështu kompanitë të financojnë.

Teksa, ka treguar se në Shqipëri, ka shumë pak modele të vërteta Instagrami, duke përmendur ndër to Oriola Marashin, e cila së fundmi është modele e kompanisë “Guess”. Ndërsa për të njohurit e tjerë në Instagram, Niko është shprehur se në Shqipëri të gjithë e konsiderojnë veten bloger.

Modele këtu në Shqipëri është Oriola. Edhe Oriola nuk ka lidhur kontratë me “Guess” prej agjencive, por nga Instagrami. Këtu, nuk ka agjenci të mirëfillta modelimi. Modelet kanë një datë skadence, prandaj këtu janë bërë të gjithë bloger. Mjafton të tregojnë sa shikueshmëri kanë.