Celebrities Fashion Film & Tv

Stilistja Patricia Field zbulon momentin e saj të preferuar të modës në “Emily in Paris”!

“Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët. “Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj.

Lidhur me kostumet që stilistja e serialit, Patricia Field ka vendosur që të përdorë, është shprehur se nuk lejon që komentet negative në rrjet ta demoralizojnë atë. Fields thotë se:

Nuk mundem, sepse do të ngatërrohesha. Unë mund të punoj vetëm nga syri im dhe nga frymëzimi që marr nga aktori.

Në rastin e sezonit të parë të “Emily in Paris”, kjo nënkuptonte veshjen e Christian Louboutin me kërkesën e aktores kryesore Lily Collins dhe të luante ngjashmërinë e saj të jashtëzakonshme me Audrey Hepburn me një fustan klasik kokteji në ngjyrë të zezë për një skenë baleti. Këto lëvizje magjepsëse për një epokë të shkuar vazhdojnë në episodet e ardhshme, me Field që tregon një nga pamjet e udhëtimit të Emily si të preferuarën e saj nga sezoni i dytë.

Ajo merr rrugën nga Parisi për në Rivierën Franceze dhe zbret nga treni dhe ajo ka veshur këtë pallto mëndafshi vërtet të bukur, me një stampim të lehtë mbi të dhe dorezat e bardha pa gishta. Isha vërtet e lumtur me të. Unë i dua dorezat dhe dorezat duhet të ringjallen nga dyqani i cilësisë së mirë. Mendova me vete: “Do i kthej dorezat në vëmendje edhe vajzës moderne që nget biçikletë, që drejton një makinë”.

Ndërsa sezoni i parë e krijoi personazhin e Emily të prirur ndaj beretave klishe dhe pjesëve të zbukuruara me Kullën Eiffel, Collins gjithashtu bashkëpunoi me Fields për disa aksesorë nga stilistët e njohur, duke përfshirë këpucët e markës Christian Louboutin. Patricia Fields u shpreh vitin e kaluar se:

E vizualizova Emily-n si një profesioniste të re optimiste, e cila ishte e lumtur që kishte një mundësi për të punuar në Paris. Ajo përpiqet të përshtatet me elegancën franceze duke shprehur ende identitetin e saj amerikan.