Music Selected By

Stina e verës iku, por Dori Dj e rikthen atë!

Ai është një ndër Dj-të më të njohur të jetës së natës si dhe ka miksuar krah Dj-it me famë botërore, Tiesto në “Havana Sun Festival”, bëhet fjalë për Dori Dj.

Karriera e tij ka nisur në “Top Albania Radio” dhe kurrë nuk është larguar prej saj, por qëndron duke seleksionuar me shumë kujdes muzikën dhe menaxhuar programet e TAR.

Mbrëmjen e sotme, Dori Dj do të mund ta dëgjoni duke luajtur nga kudo të jeni! Qoftë shtëpi, rrugës, në makinë apo edhe ulur diku, mjafton të vendosni kufjet dhe të ngrini volumin në maksimum.

Programi më i dashur muzikor, i cili e zbukuron të dielën më në fund u rikthye! “Selected By” do të pushtohet këtë herë nga ritmet e muzikës së miksuar nga Dori Dj, ku ka përzgjedhur muzikën dhe këngët më të dashura për ju gjatë stinës së verës. 120 minuta ndryshe nga ditët e tjera, duke shijuar hitet më të bukura që do t’ju rikthejnë kujtimet dhe shijen e bukur që kanë lënë tre muajt e verës!

Kështu që mos u mërzisni që vera iku, pasi Dj jonë do t’jua risjellë atë sonte, nga orën 20:00 deri në orën 22:00.
Merrni një koktejl, ngrini volumin e Top Albania Radio-s dhe shijoni artin e sjellë nga Dori Dj vetëm në “Selected By”!