Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Stine rrëfen kujtimet e tij si fituesi i parë i “Top Fest”!

Programi juaj i preferuar i së mërkurës “Pardon My French” vjen me një temë speciale ditën e sotme. Nën moderimin e Jonidës dhe Kevit vjen një episod nostalgjik i muzikës së mirë, i festivalit muzikor “Top Fest”. I ftuari që nuk do të mund të mungonte në këtë episod të veçantë, është fituesi i parë i “Top Fest-it”, Stine.

Artisti ishte tepër i emocionuar teksa gjendej në ambientet e Top Albania Radio-s. Ai u shpreh mirënjohës për “Top Fest-in”, pasi ka patur një qëllim shumë të rëndësishëm, promovimin e artistëve të rinj. Ky festival i jep shtysë të rinjve që e duan muzikën, siç u shpreh Stine, një nga të cilët ishte dhe vetë ai.

Lidhur me bashkëpunimin me Abin me këngën fituese “Lady lady”, Stine u shpreh tepër nostalgjik, teksa në atë periudhë nuk e besonte suksesin që ky projekt arriti.

Erdhi rastësisht bashkëpunimi… Nuk e kisha menduar që do të pranohem. Atje në Gjermani gjykohej pjesa shqiptare… Të them të drejtën nuk e besoja. Isha 23 vjeç, më dukej një ëndërr e bukur. Kisha vite në Gjermani, kur erdha bëra dy-tri këngë për pasion. Më vonë, pasioni m’u kthye në profesion.

Ndër të tjera, Stine foli edhe për bashkëpunimin e tij me dy personazhet e “Për’puthen”, Mevlanin dhe Julin. Ai shprehu mendimin e tij mbi kritikat që marrin projektet muzikore të këtyre personazheve.

Çdokush ka të drejtë të bëjë këngë. Është publiku që thotë ia vlen apo jo… Unë jam artist që mbahem për suport të këngëtarëve të rinj. Kënga që kemi bashkë nisi të ishte një bashkëpunim mes djemve. Por, momentin që po shqyrtonim temën, më bëri t’i bashkohem këngës… Problemi është se gjithë te “Për’puthen” bënë këngë. Janë bërë dhe këngë që s’kanë lidhje me muzikën. Normalisht që do të kritikohen.