Lancio Music

Stivi Ushe flet për projektin e tij më të fundit “Çika” dhe jo vetëm, ekskluzivisht në “Lancio”!

I ftuari i dytë për këtë sezon në “Lancio” ishte artisti Stivi Ushe, i cili na zbuloi më shumë për projektin e tij më të fundit “Çika” dhe jo vetëm. Ndërkohë, ai gjithashtu solli shumë histori gazmore në rubrikat më të reja të “Lancio”, pikërisht ‘top 3’ dhe ‘doli nga alkooli’. E sigurisht që tema kryesore intervistës ishte pikërisht “Çika”, projekti më i ri i Stivit!

Është videoklipi i tretë dhe kënga e pestë e publikuar. Erdhi shumë papritur, erdhi si nevojë e një materiali që duhej nxjerrë në periudhën e verës. Doja të publikoja diçka ritmike.

Nuk jemi mësuar ta shohim Stivin në këtë zhaner, por duket se këngëtari e ka gjetur veten mjaft mirë në të, edhe pse një këngë ritmike.

Besoj se më rri mirë. Zërat thonë që ishte projekt i bukur. U përshtata dhe unë që konsiderohem si këngëtar i këngëve të qeta, i baladave. Unë mund t’i bëj të gjitha, jo vetëm një zhaner.

Ndërkohë, Stivi Ushe u bë pjesë e rubrikave më të reja në “Lancio”, të tilla si ‘top 3’ dhe ‘doli nga alkooli’, ku ai nuk ngurroi t’i përgjigjej çdo pyetjeje, teksa gjithashtu zbuloi tre këngët e tij të preferuara, si edhe ato më pak të pëlqyera.