Aktualitet

Stockholm/ Mijëra protestues kundër ‘pasaportës së vaksinës’!

Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Stockholm për të protestuar kundër dokumentit të vaksinimit pas shtrëngimit të fundit të kufizimeve nga qeveria.

Megjithë numrin e madh të pjesëmarrësve grumbullimet u zhvilluan qetësisht edhe pse policia kishte paralajmëruar për përplasje të mundshme.

Policia vendase e sigurisë Sapo kishte shprehur shqetësimin se “grupe neo-Naziste” dhe kundërshtarët e tyre mund të përplaseshin në Stokholm.

Të paktën 10,000 njerëz marshuan në rrugët e kryeqytetit duke brohoritur “Jo Vaksinë-Pass, duam liri”, në protestën e organizuar nga një grup i quajtur “Lëvizja e Lirisë”.

30-vjeçarja pjesëmarrëse Julia Johansson, tha se pasaporta e vaksinimit  “diskriminon kundër shumë njerëzve”.

“Ne duhet të vendosim vetë se çfarë duam të bëjmë me trupin tonë”, tha ajo për rrjetin  AFP.

Në të njëjtën linjë fliste dhe 35 vjeçarja Aida Begovic, duke thënë se “ata po detyrojnë nejrëzit të kryjnë procedura mjekësore që nuk i dëshirojnë”.

“Sado që thonë se vaksinimi nuk është i detyruar, me të mund të humbasësh të drejtat në shoqëri”, tha Begoviç.

Suedia ka nisur pasaportën e vaksinimit prej 1 dhjetorit por e ka bërë të detyrueshme më 12 janar.