Aktualitet

Strehimi i afganëve në Shqipëri, SHBA: Shqipëria i tregon botës se çfarë është “BESA”!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar vendimin e qeverisë për të strehuar refugjatë afganë të kërcënuar nga talebanët në vendin e tyre.

Znj.Kim ka shpërndarë deklaratën e Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan ku përmendet dhe besa e shqiptarëve.

Pikërisht znj.Kim thotë se kur besa ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim e mirësi.

Ajo shprehet krenare që SHBA e quan Shqipërinë mike dhe aleate.

STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA

BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë.

 

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falënderimet tona”, shkruan kreu i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez