Stresi “Azem Hajdari” i ri?! Rudina Hajdari jep përgjigjen
Dilema Sociale • 18:56 11/12/2020
Rudina Hajdari është deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo është rikthyer në Shqipëri për të përmbushur një mision, e frymëzuar nga babai i saj i ndjerë, Azem Hajdari. Në një intervistë për Top Albania Radio, Rudina ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” e cila diskutoi rreth protestës dhe aktualitetit në vend. E pyetur se çfarë mendon për deklaratën e këngëtarit Stresi, i cili e personifikoi dje veten si “Azem Hajdari i ri” Rudina ka një përgjigje:
“Unë isha në protestë vetë, por nuk e ndoqa në momentin kur devijoi, duhet të kuptojmë që shqiptarët nuk e durojnë dot dhunën, është një fenomen që duhet të largohet nga memoria. Unë mendoj për situatën, jo për personin që tha atë gjë, shpeshherë ne e humbim bisedën duke u marrë me individë të caktuar ndërkohë që e gjithë vëmendja duhet të jetë te akti se çfarë ka ndodhur dhe te objektivi për të kërkuar drejtësi ndaj vrasjes që iu bë Klodian Rashës. Mendoj që të mos merremi me individë të ndryshëm sepse nuk është ai thelbi i protestës.” Ajo shton: “Nuk e njoh personalisht dhe nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë atë gjë.”
Gjithashtu Rudina rrëfen edhe për largimin e saj nga vajza e vogël dhe bashkëshorti, pandemia dhe politika në Tiranë po e mbajnë atë larg të dashurve të zemrës, por shpreson që një ditë ta kuptojnë.
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021