Celebrities Gossip Showbiz

Stresi emocionon me fjalët për prindërit e tij!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Siç ishte dhe më i fundit që erdhi në bashkëpunim me One T dhe mban titullin ‘Win Win’. Artisti lajmëroi se së shpejti do të publikojë edhe këngë të tjera të reja. Përpos karrierës si artist, aktiviteti dhe postimet e reperit në rrjete sociale shpesh bëjnë shumë bujë. Ashtu si ka ndodhur dhe pak më parë, por këtë herë jo për anën e tij si ‘bad boy’ por për një dedikim shumë emocionues për prindërit e tij.

Ju mendoni akoma për mua! Kur jeni po aq të rinj sa iu mbaj mend për herë të parë që ju pashë dhe kuptova fjalën nënë e bab. Veç sesi të jetoj pa ju nuk mund ta imagjinoj kurrë. Ju dua pafund!

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

Së fundmi një video e postuar nga Keisi në Instastory ka ngritur dyshimet për ndonjë ribashkim mes saj dhe Stresit.