Celebrities Gossip Showbiz

Stresi humb njeriun e shtrenjtë dhe na prek me fjalët dedikuar atij!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.

Mirëpo, ditën e sotme Ali Mulaj, “Mjeshtri i Madh” ka ndërruar jetën në moshën 92- vjeçare dhe instrumenisti i ndjerë, njëkohësisht një nga themeluesit e Ansamblit “Dardania” ishte gjyshi i reperit. Stresi është pikëlluar shumë për këtë ngjarje dhe e ka shprehur në rrjete sociale në mënyrën më të ndjerë dhe fjalët për gjyshin e ndjerë na pikëlluan shumë.

Ali Mulaj të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i xhenetit. Gjyshi im më ke kput zemrën. Faleminderit që më ngjite emrin Arkimed, faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhan për mu. Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe Gjysh! 

Së fundmi në TikTok ka qarkulluar një video ku duket një aksident automobilistik dhe disa përdorues të rrjetit kanë hedhur dyshimet se ka qenë i përfshirë edhe reperi. Pak ditë më parë, Stresi ka reaguar me ironi në Instastory duke thënë: “U prehsha në paqe”.

Së fundmi, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.

Teksa të gjithë po prisnim të publikohej bashkëpunimi mes dyshes, reperi vetëm disa orë më parë ka publikuar një këngë të re. “Midis Europës” është gjithashtu një bashkëpunim me reperin IL GHOST. Kënga ka afro një muaj që është publikuar dhe ka mbi 2 milion klikime në platformën YouTube duke na treguar kështu se ndjekësit mezi e kanë pritur rikthimin e tij.