Celebrities Gossip Showbiz

Stresi publikoi bashkëpunimin më të ri dhe nuk është ai që mendonim!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi ka zbuluar se do të kthehet.

Jo vetëm kaq, por Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.

Mirëpo, teksa të gjithë po prisnim të publikohej bashkëpunimi mes dyshes, reperi vetëm disa orë më parë ka publikuar një këngë të re. “Midis Europës” është gjithashtu një bashkëpunim me reperin IL GHOST. Kënga ende pa bërë 24 orë nga publikimi ka mbi 200 mijë klikime në platformën YouTube duke na treguar kështu se ndjekësit mezi e kanë pritur rikthimin e tij.

Dyshja kanë bashkëpunuar dhe më herët bashkë, në vitin 2015 me këngën “Ki me bo” dhe “Bad Gal” që u publikua vitin e kaluar. Të dy projektet muzikore rezultuan shumë të suksesshme, ndaj presim diçka shumë të veçantë nga dy artistët.