Celebrities Gossip Showbiz

Stresi zbulon bashkëpunimin më të ri me këngëtaren e njohur shqiptare!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi ka zbuluar se do të kthehet.

Jo vetëm kaq, por Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.

Le të festojmë sepse e kemi pothuajse gati

Dyshja kanë bashkëpunuar dhe më herët bashkë, në vitin 2015 me këngën “Ki me bo” dhe “Bad Gal” që u publikua vitin e kaluar. Të dy projektet muzikore rezultuan shumë të suksesshme, ndaj presim diçka shumë të veçantë nga dy artistët.

Me anë të një Instastory të postuar para pak ditësh, Stresi ka treguar se 7 muaj kaluan shpejt dhe ka shpërthyer në ofendime ndaj atyre që sipas reperit kanë folur për të.

Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem. Shihemi këtë muaj, kurse ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***

Reperi nuk e zbuloi se kujt i drejtohet ky kërcënim, megjithatë duket se gjërat nuk janë aspak të qeta…