Celebrities Lancio Music

Ekskluzive/Stresi zbulon detaje nga albumi i ri dhe bashkëpunimet që askush nuk i priste

Një ndër reperat më të dashur të publikut ishte sot i ftuar tek Live From Tirana ku duhet të theksojmë se falë intervistës së sotme do ta doni akoma më shumë. Siç e keni mësuar edhe nga titulli bëhet fjalë për Stresin i cili së fundmi është rikthyer fuqishëm në “The Top List” me projektin muzikor “Loco”. Kjo prurje mbetet hit dhe fansat vazhdojnë ta votojnë çdo ditë në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Stresi na bëri të ndihemi nostalgjikë pasi na ktheu pas në kohë për të kujtuar projektet muzikore më të famshme të tij, ato me klipe eksplicite me të cilat identifikohet. Krahas kësaj, reperi nuk la pa përmendur dhe albumin më të ri duke na zbuluar disa detaje interesante. “Albumi im titullohet “Archimed” që do të thotë Arkimedi në frengjisht. E kam nisur nga karriera ime në Belgjikë ku kam qenë frengjisht-folës. Ky është albumi im i tretë dhe do të jetë më i fuqishmi nga të gjithë.” -tha Stresi duke na shtuar kështu kuriozitetin.

Artisti që po korr sukses në çdo aspekt të karrierës së tij zbuloi për dëgjuesit e Top Albania Radio se në këtë album do të ketë gjithashtu disa bashkëpunime me ata që ai i quan ‘djemtë më të mirë të muzikës’. “Archimed” do të ketë bashkëpunime me repera të tjerë të njohur e të talentuar si Dohn John apo Getinjo.

Sa prej jush po i presin me padurim publikimet e këtyre bashkëpunimeve që askush prej fansave të tyre nuk i priste.