Aktualitet

Studentët takohet me Rakacollin, kërkojnë rikthimin në auditore

Me kërkesën për rikthimin në auditore, një përfaqësi studentësh takoi sot kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ndërsa në mbështetje të kësaj kërkese janë mbledhur rreth 8 mijë firma në një peticion. Pas takimit, studentët u shprehen se Komiteti ende nuk ka marrë një vendim për zhvillimin e mësimit ndaj presin përgjigje brenda javës së ardhshme.

Në të kundërt studentët kanë paralajmëruar organizimin e protestave, jo në formën e grumbullimeve masive, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Por një ditë më parë, ministret e Shëndetësisë e të Arsimit si dhe anëtarë të Komitetit, thanë se mësimi për universitete do të vijojë online deri në një periudhë të pacaktuar, duke argumentuar se janë rritur infektimet tek moshat e reja. Vetëm universiteti i Gjirokastrës ka kërkuar me insistim që provimet të zhvillohen në auditore pasi studentët e zonave rurale nuk kanë mundësi që t’i zhvillojnë ato online.