Lifestyle Love & Sex

Studim/Arsyet pse gratë e kolme preferohen më shumë nga meshkujt!

Sipas një studimi, 56% e grave janë të pakënaqura me pamjen e tyre të përgjithshme. Dhe ndërsa është e qartë se askush nuk do të thoshte jo për të pasur një “trup të përsosur”, ka studime që tregojnë se të qenurit me disa kilogramë më shumë ka në fakt avantazhet e veta. Njerëzit që kanë disa kilogramë plus mund të kenë një rrezik më të ulët vdekjeje.

Studimet përfshinë pothuajse 3 milion njerëz dhe rezultatet treguan se njerëzit në kategorinë mbipeshë kishin një rrezik 6% më të ulët të vdekjes sesa ata në kategorinë normale të peshës. Një studim tjetër tregoi se njerëzit mbi moshën 70-vjeç që kishin një kile shtesë ose 2 kanë jetuar më gjatë se ata që nuk e kanë. Sipas studiuesit kryesor, Leon Flicker, pesha e BMI (indeksi i masës trupore) nuk është e dobishme pas moshës 70-vjeç.

Ndërkaq, rezulton që burrat që janë të martuar me gra të kolme janë më të plotësuar dhe rrjedhimisht më të lumtur. Sipas të dhënave të studimeve krahasuese, ata janë madje 10 herë më të kënaqur në martesë sesa burrat që nuk e kanë një grua të tillë pranë tyre. Sipas një teorie, gratë e kolme janë më të kujdesshme dhe i kushtojnë vëmendje më të madh partnerëve të tyre, gjë që i bën ata më të kënaqur. Për më tepër, shumica e burrave të martuar me gra të kolme i konsiderojnë ato të sinqerta në marrëdhënien e tyre, sepse nuk i fshehin të metat.

Gjithashtu, ata thonë se edhe pse ato janë të vetëdijshme për të metat e tyre, janë më të sigurta në vetvete, gjë që i bën edhe ato edhe më tërheqëse. Ky studim meksikan i kryer nën udhëheqjen e Dr.Philemon Alvarado dhe Dr.Edgard Morales, zbuloi disa fakte më interesante se pse gratë e kolme janë më të mira si partnere:

1.Ato janë amvisa të shkëlqyeshme dhe e shijojnë ushqimin.

2.Ato kanë një sens të shkëlqyeshëm humori.

3.Ato janë më të sigurta në vetvete, sepse pranojnë pamjen e tyre dhe nuk përpiqen të përshtaten me standardet e imponuara nga shoqëria.

Edhe pse është vërtet interesante të shihen rezultatet e studimeve është e rëndësishme të theksohet se nuk është pesha ajo që ndikon në suksesin e marrëdhënies, por duhet përpjekje e ndërsjellë për kënaqësi dhe lumturi. Dashuria afron zemrat e jo në kuptimin figurativ, por të vërtetë të fjalës. E thotë shkenca: zemrat e atyre që dashurohen e jetojnë bashkë, rrahin në unison. Një studim amerikan i Universitetit të Illinoisit shpjegon se frekuenca kardiake ka prirjen që të përshtatet me të partnerit apo partneres. Rezultatet e punës kërkimore të bashkërenduar nga Brian Oglosky, janë publikuar në “Journal of Social and Personal Relationships”.