Health & Beauty

Studim/Aspirina ul rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë!

Dy aspirinë në javë mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë te njerëzit që kanë stil të pashëndetshëm jetese. Shkencëtaret, në studimin e ri nga Mass General Brigham, ku morën pjesë afër 108 mijë profesionistë, shumica prej të cilëve ishin rreth moshës 50 vjeçe, analizuan dozën e aspirinës që konsuamuan bazuar në nivelin e peshës trupore, sasinë e alkoolit që konsumonin, aktivitetin fizik, mënyrën e të ushqyerit dhe konsumimin e duhanit.

Pjesëmarrësit u ndoqën për më shumë se tri dekada, ku studiuesit në mesin e tyre dokumentuan rreth 2500 raste me kancer të zorrës së trashë. Pjesëmarrësit që përdornin dy apo më shumë tableta standarde të aspirinës (325 miligramëshe) në javë, kishin më pak gjasa të zhvillonin kancer në zorrë të trashë.

Ndërkaq, aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund të eliminojnë puçrrat. Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi që janë të bezdisshme dhe aspak tërheqëse. Ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate. Fjala është për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtrydhura të aspirinës dhe me disa pika ujë. Pastën aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta. Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Mund ta përsërisni si trajtim një ose dy herë në ditë, derisa puçrra të largohet. Aspirina përmban një substancë të quajtur acid acetilsalicilik. Ndonëse ky përbërës lidhet me acid salicilik, nuk është e njëjta gjë.

Acidi salicilik ka efekte tharëse që mund të largojë vajin e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke ndihmuar në pastrimin e njollave të puçrrave. Është një trajtim i mirënjohur për aknet e lehta, megjithëse Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) tregon se provat klinike që demonstrojnë efektivitetin e saj janë të kufizuara. Përdorimi i tepërt i aspirinës nga ana tjetër mund të thajë lëkurën, gjë që mund të shkaktojë largimin e vajrave natyralë të lëkurës.