Bota

Studim i ri, më efikase të kombinosh AstraZeneca-n dhe Pfizer-in kundër koronavirusit!

Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, fillimisht me AstraZeneca, pastaj me Pfizer, rrit me 6 herë nivelin e antitrupave neutralizues krahasuar vetëm me dy doza AstraZeneca.

Në këtë përfundim del një studim i fundit i kryer në Korenë e Jugut që përfshiu 499 punonjës shëndetësorë. 100 prej tyre morën doza të përziera, 200 vetëm Pfizer&BioNTech dhe pjesa tjetër që të dyja i mori AstraZeneca.

Të gjitha vaksinimet rezultuan me krijimin e antitrupave neutralizues që e ndalojnë virusin nga hyrja në qeliza dhe shumimi. Përzierja e vaksinave tregoi sasi të ngjashme të antitrupave të gjetura te personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer&BioNTech.

Edhe një studim i publikuar muajin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar konstatoi se nëse një dozë e vaksinës Pfizer&BioNTech jepet katër javë pas një tjetre të AstraZeneca-s, prodhon përgjigje më të mirë imunitare.

Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë e Jugut:

Studimi analizoi edhe aktivitetin neutralizues ndaj varianteve kryesore shqetësuese të koronavirusit. Asnjë nga kombinimet nuk demonstroi aktivitet të zvogëluar neutralizues kundër variantit Alfa, të identifikuar fillimisht në Britani.

Por neutralizimi u ul me 2.5 deri në 6 herë ndaj varianteve Beta, Gamma dhe Delta që për herë të parë, respektivisht u shfaqën në Afrikën e Jugut, Brazil e Indi.