Love & Sex

Studim i ri, tri pengesat kryesore që ka çdo çift për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme!

Në kuadrin e një marrëdhënieje, tre janë faktorët që përballen pothuajse të gjitha çiftet. Një sondazh i fundit, i kryer nga aplikacioni i takimeve “Couply” ku kishte një kampion prej 1000 personash, tregoi se tri pengesat kryesore për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme gjenden në problemet e komunikimit (56%), mungesa e kohës cilësore (37%) dhe në vështirësi psikologjike (35%).

Njerëzit kanë kode të ndryshme komunikimi. Durimi dhe respekti janë të nevojshme nëse bashkëjetoni me partnerin/en tuaj. Megjithatë, problemet e komunikimit brenda një marrëdhënieje nuk ndalen. Vetëm sepse jeni ulur pranë njëri-tjetrit nuk do të thotë se po kaloni kohë së bashku.

Interesohuni se si ka qenë dita e partnerit. Tregoni me pyetje kuptimplotë se doni të filloni një bisedë që do të zgjasë. Me atë që po ndodh rreth nesh, është e arsyeshme që shpesh jemi të pushtuar nga emocionet negative. Termi ‘crossover stress’, ose trauma në vendin e punës, përdoret nga studiuesit për të përshkruar se si stresi i punës kalon nga një partner te tjetri. Nëse po e ndjeni stresin e partnerit, ka të ngjarë të përjetoni atë që shkencëtarët e quajnë kryqëzim të drejtpërdrejtë. “Është kur një partner është shumë empatik dhe e vendos veten në të njëjtat këpucë si të tjetri,”-thotë psikologu organizativ Yi-Ren Wang, PhD.