Lifestyle

Studimi amerikan: “Kush kalon një të ftohtë është më rezistent ndaj Covid-19”

Shkenca thotë se kur kalojmë një të ftohtë mund të jemi më rezistentë ndaj pasojave të rënda të COVID-19-ës.

Sipas një studimi amerikan, të publikuar në Revistën e Zbulimit Mjekësor thuhet se: “Pacientët me COVID-19, të rikuperuar nga një ftohje e zakonshme, kishin më pak të ngjarë të ndërronin jetë ose t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit”.  

Por nuk mund të thuhet me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj një infeksioni viral në formën e të ftohurës së zakonshme ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar koronavirusin.

Shpejtësia e infektimit është e njëjtë, por te njerëzit që së fundmi kaluan një ftohje u shfaqën simptoma më të lehta nga Covid-19.