Lifestyle Love & Sex

Studimi i fundit zbulon moshën më të ‘rrezikshme’ për tradhti!

Sipas një studimi të ri, mosha në të cilën mund të tradhtoni më lehtë është 39 vjeç. Hulumtimi është kryer nga “Illicit Encounters”, kompani e cila merret me hulumtime rreth martesës dhe njerëzve që bashkëjetojnë. Sipas studimit, një pjesë e madhe e anketuesve nga Britania e Madhe, është gjetur që mosha më e rrezikshme për tradhti është 39 vjec.

Hulumtimi gjithashtu ka treguar se cili është shkaku kryesor që ndodhin tradhëti të shpeshta në atë moshë dhe sipas ‘Encounters; numri më i madh i tradhtive kryhet gjatë sezonit të verës. Është një mendim i zakonshëm në shoqëri që burrat tradhtojnë më shpesh, ndërsa një grua e lënë pas dore emocionalisht qan në shtëpi. Pra, çfarë ndodh kur ato role ndryshojnë? A ka ndonjë arsye pse disa gra tradhtojnë burrat e tyre, edhe kur ai është besnik.

Gratë që tradhtojnë kanë një arsye po aq sa burrat, por askush në të vërtetë nuk flet për të. Ne gjithmonë flasim që burrat mashtrojnë, jini të kujdesshëm. Por gratë nuk mashtrojnë asnjëherë, sikur pabesia femërore është tabu. Ne të gjithë jemi njerëz dhe nganjëherë bëjmë gabime. Por ekziston një model i ri i tradhtisë në të cilin gjithnjë e më shumë burra kërkojnë këshilla pasi mësojnë se gratë e tyre po i tradhtojnë.

Ndërkaq, një studim zbuloi se 2.2% e të martuarve raportuan se kishin pasur më shumë se një partner gjatë një viti. Në përgjithësi, sipas studiuesve, rreth 15-25% e burrave të martuar kanë tradhtuar dhe ka disa arsye, se pse burrat që tradhtojnë nuk duan të divorcohen.

Një studim i ri gjithashtu sugjeron se arsyet se përse dikush tradhton mund të dallojë në bazë të gjinisë. Një anketim i cili ka përfshirë 2.000 amerikanë dhe evropianë, ka zbuluar se arsyet prapa tradhtisë te meshkujt dhe femrat janë krejtësisht ndryshe. Kur ishin pyetur se përse e kishin tradhtuar lidhjen, femrat amerikane dhe ato evropiane e kishin pasur përgjigjen e njëjtë.