Lifestyle

Studimi i ri tregon sa ditë në javë duhet të punojnë personat mbi 40 vjeç!

Një studim i fundit i publikuar në “Paper Worker” në Institutin Melbourne, ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur punojnë vetëm 3 ditë në javë. Studiuesit arritën në përfundimin se performanca njohëse e njerëzve të moshës së mesme u përmirësua ndërsa puna u rrit në 25 orë në javë.

Nga ana tjetër, performanca u ul kur puna kalonte mbi 25 orë në javë, për shkak të efekteve të lodhjes dhe stresit. Ky studim përfshiu një sërë testesh njohëse. Ai përfshinte 3 000 burra australianë dhe 3 500 gra australiane, zakonet e të cilëve u analizuan.

Studimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për të lexuar fjalë dhe për të recituar lista të numrave. Arsyeja, pse të punosh më shumë se 30 orë në javë është e dëmshme për trurin e njerëzve mbi 40 vjeç ndërsa duke punuar më pak orë rrit performancën, nuk është ende e qartë. Ndërkaq, vlen të theksojmë se qëndrimi në këmbë gjatë takimeve të punës ka përfitime të shumta.

Ndihmon në ruajtjen e reaktivitetit, rrit përqendrimin dhe ju bën më kreativ. Kjo është mbështetur nga një studim i Universitetit të Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara, i cili për ta treguar, ngarkoi disa grupe kolegësh që të punojnë së bashku për 30 minuta në të njëjtin projekt.

Reagimet fizike u matën duke aplikuar sensorë të vegjël, të aftë për të zbuluar “eksitimin fiziologjik” në pulset e pjesëmarrësve. Sjellim në vëmendje se çdokush që punon në zyrë i di mirë debatet e shumta që lindin sidomos për temperaturën e ambientit. Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë. Është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur burrat dhe gratë ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.