Bota Tech

Studimi më i ri konfirmon që yjet në qiell po zhduken!

Hapësira dhe Universi na kanë mësuar me një kuriozitet pas tjetrit, por ai i zbuluar nga disa studiues suedezë mund të jetë edhe më i bujshëm. Yjet në qiell po zhduken… Kjo është ajo që është konstatuar nga shkencëtarët e Universitetit të Uppsala, një qytet i vogël 70 kilometra larg Stokholmit.

Fenomeni është i veçantë, paksa si ai i yjeve të panjohur që kanë shpërthyer së fundmi. Vëmendja e ekspertëve skandinavë u përqendrua në nëntë objekte qiellore që u vunë re për herë të parë në vitet ’50 të shekullit të kaluar, më saktë falë një teleskopi të përdorur në Kaliforni.

Sot të njëjtët yje nuk do të ishin më të dukshëm, por deri më tani askush nuk i kishte shkuar deri në fund çështjes. Studiuesit e Uppsala përveshën mëngët dhe krijuan një projekt të posaçëm, i njohur me akronimin VASCO, ‘Vanishing & Appearing Sources’.

Në realitet ka më shumë pyetje sesa përgjigje, duke qenë se ka teori të ndryshme të formuluara për të, për shembull një strukturë e supozuar “aliene” afër yjeve dhe që do të ushqehej me energjinë e tyre. Prandaj, arritja në krye të enigmës mund të jetë e thjeshtë, me mjetet e duhura dhe mbi të gjitha avangarde, duhen gjurmuar objektet qiellore që janë zhdukur papritur.

Megjithatë, nuk është një detyrë e shpejtë. Të njëjtët studiues të Uppsala kanë punuar shumë për të skanuar të gjithë qiellin dhe kanë kërkuar për yjet midis më shumë se 300 mijë burimeve të dritës në qiell.

Imazhet befasuese të një çerdheje yjore në Mjegullnajën e Orionit të marra nga teleskopi hapësinor James Webb po zbulojnë detaje të ndërlikuara se si formohen yjet dhe sistemet planetare. Imazhet hedhin dritë mbi një mjedis të ngjashëm me sistemin tonë diellor kur u formua më shumë se 4.5 miliardë vjet më parë. Vëzhgimi i Mjegullnajës Orion do t’i ndihmojë shkencëtarët e hapësirës të kuptojnë më mirë se çfarë ndodhi gjatë miliona viteve të para të evolucionit planetar të Rrugës së Qumështit, tha astrofizikani i Universitetit Perëndimor Els Peeters në një njoftim për shtyp.