Tech

Studimi: Rrjetet sociale të çojnë drejt vetmisë

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” “Instagram” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.

Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social.

Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”.

Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin me botën reale. Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.

Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë, thonë studiuesit. Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë.