Health & Beauty Sociale

Studimi: Shprehja “mos e merr personale” është e rrezikshme!

T’i drejtohesh dikujt duke i thënë “mos e merr personale” është mjaft e zakonshme dhe përgjithësisht përdoret me qëllime të mira

Nuk është çudi që kushdo të nervozohet ose të mos e mirëpresë mendimin e dikujt, ndaj fraza “mos e merr personale” është e natyrshme. Mirëpo ekspertët e psikologjisë vënë në dukje se në disa raste, kjo frazë është një formë manipulimi dhe e rrezikshme.

Ata i referohen “gaslighting” një term që përshkruan abuzimin dhe manipulimin psikologjik, kur një person bën dikë tjetër që të dyshojë te mendimi i tij, te perceptimi i realitetit. Njerëzit që përjetojnë këtë formë abuzimi mund të ndihen të hutuar, të shqetësuar dhe të paaftë të besojnë në vetvete.

Dr. Claire Jack, një terapiste, thotë se fraza “mos e merr personale” zakonisht i referohet një shenje shqetësuese. Për ‘Psychology Today’ ajo theksoi se këta njerëz, pasi lëndojnë, reagojnë në këtë mënyrë kur vënë re se dikush është i ndjeshëm.

Përmes këtij reagimi, pra duke thënë “mos e merr personale, thekson Dr. Claire Jack, këta njerëz zhvlerësojnë përvojën e dikujt tjetër dhe përdorin këtë manipulim psikologjik. Pavarësisht se sa të justifikuara mendojnë njerëzit e tjerë se janë reagimet tuaja, ato ekzistojnë pikërisht ashtu sepse janë tuajat.

Nuk i takon askujt tjetër që t’ju tregojë se si ndiheni, ose sa të pranueshme janë ndjenjat që përjetoni.