Bota

Studimi: Varianti Delta dyfishon rrezikun e shtrimit në spitale!

Varianti Delta jo vetëm ka shkallë më të lartë përcjellshmërie por gjithashtu dyfishon rreziqet e shtrimit në spitale, janë këto rezultatet e publikuara nga një studim britanik.

Në studimin e publikuar ditën e sotme në The Lancet, tregohet se si Delta shkakton një dyfishim të rasteve të shtrimeve në spital.

Hulumtimi britanik, i kryer nga studiues nga Shëndeti Publik në Angli dhe Universiteti i Kembrixhit, mori në shqyrtim më shumë se 40,000 raste të konfirmuara në Angli midis 29 marsit dhe 23 majit 2021.

Mundësia e nevojës për tu shtruar në spital ishte deri në 1.5 herë më e madhe për njerëzit e infektuar me Delta sesa për ata të prekur nga Alpha.

Mosha mesatare e njerëzve të analizuar për studimin ishte e ulët rreth 31 vjeç, kështu që në vetvete do të përfshinte një rrezik më të ulët. Varianti Delta, nga ana tjetër, kishte infektuar pacientë me një moshë mesatare pak më të ulët se Alfa.

Studimi mund të ndihmojë në shpjegimin pse ka më shumë se 100,000 shtrime në Shtetet e Bashkuara në valën Delta në krahasim me valën e tretë, kur nuk kishte vaksina dhe gjithashtu për përqindjen më të lartë të fëmijëve të shtruar në spital